Vuçiq: Negociatat me Kosovën ishin ‘të mprehta’

Autori:Gazeta Fjala

Kryeministri i Serbisë dhe njëherit kryetari i Partisë Përparimtare të Serbisë, Aleksander Vuçiq ka folur për vizionin e tij se si e sheh Ballkanin dhe Kosovën, në shtatë vjetorin e partisë që udhëheq.

Ai ka thënë se Kosovën nuk do ta pranoj si shtet të pavarur, por që do të serbët dhe shqiptarët t’i normalizojnë marrëdhënie.

“Kosovën si shtet i pavarur nuk do ta pranojmë, por ne do të bëjmë gjithçka që lidhet për normalizimin e marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve, duke vendosur lidhje dhe duke zvogëluar armiqësitë nga e kaluara”, tha Vuçiq, transmeton Koha.net.

Ai tha se vizioni i tij për Ballkanin është pa konflikte duke folur edhe për rifillimin e dialogut me Prishtinën zyrtare.

“Duhet cekur se negociatat ishin të mprehta dhe ndonjëherë nuk janë të drejta por që secili mbron interest e tveta”, shtoi Vuçiq.

Në fund Vuçiq tha se Serbia që të jetë e fortë duhet të mos jetë vetëm dhe të mos krijon armiqësi të reja./Koha.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vuciq-negociatat-me-kosoven-ishin-te-mprehta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala