Vuçiq në Tiranë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq arrin sot për një vizitë dy ditore në Tiranë, vizitë kjo e cila është cilësuar nga mediet e Beogradit dhe Tiranës si historike, meqë është vizita e parë e një kryeministri serb në Shqipëri.

Për vizitën e Vuçiqit institucionet shqiptare kanë marrë masa të forta sigurie. Ashtu siç bëhet e ditur nga Policia e Tiranës, vizita e kryeministrit të Serbisë do të bllokojë pjesën më të madhe të segmenteve kryesore të kryeqytetit, ndaj dhe Policia këshillon drejtuesit e mjeteve, të qarkullojnë në mënyrë të kufizuar gjatë së mërkurës dhe së enjtes.

Ministria e Jashtme shqiptare ka zbardhur dje agjendën e plotë dhe të detajuar të vizitës së Vuçiqit. Mësohet se mbërritja në Rinas do të jetë në orën 11:00, ndërsa në 11:30, delegacioni do të mbërrijë në Pallatin e Brigadave; më pas do të vijohet me takimin dypalësh të dy kryeministrave dhe të dy delegacioneve, për të përfunduar me konferencën për shtyp rreth orës 13:00. Pas takimit me Ramën, kryeministri Vuçiq do të takohet edhe me Presidentin Bujar Nishani, dhe me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vuciq-ne-tirane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala