Vuçiq në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do ta vizitojë së shpejti Kosovën.

Pa e specifikuar datën se kur Vuçiq do të vij në Kosovë, Gjuriq ka thënë se publiku do të informohet në kohë.

“Kryeministri Vuçiq me siguri se do ta vizitojë Kosovën së shpejti, ndërsa publiku do të informohet në kohë”, ka thënë Gjuriq për gazetarët kur është pyetur nëse do të ndodh kjo vizitë.

Vizita e kryeministrit serb në Kosovë ishte paralajmëruar të ndodh në fillim të nëntorit, mirëpo është shtyrë vazhdimisht.

Ndërkaq, gjatë vizitës në Kosovë, Vuçiq pritet të vizitojë 10 komunat e komunitetit serb në vend.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vuciq-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala