Vuçiq merr mirënjohje nga Mustafa [Video]

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeminsitri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka filluar vizitën e tij zyrtare në Preshevë dhe Bujanovc, ku është duke zhvilluar takime me krerë të këtyre dy komunave me shumicë shqiptare, përfshi këtu edhe Kryetarin e Preshevës, Ragmi Mustafën.

Menjëherë pas arritjes, Kryeministri Vuçiq është nderuar me mirënjohje si kryeministri i parë serb që viziton komunat shqiptare në Serbi. Përgjigja e Vuçiqit ndaj kësaj mirënjohje për atë ka qenë “Mos më thuaj që jam kryeministri i parë të vizitoj Preshevën”, transmeton Express.

Ndërkaq, numër i shtuar i forcave të sigurisë janë vërejtur nëpër rrugët e Preshevës, dhe emigrantë që prisnin para Qendrës së Pranimit për të aplikuar për azil para organeve kompetente.

Ndërkaq, pas takimit Vuçiq pritet të vizitoj qendrën e maternitetit në Preshevë si dhe qendrën për pranimin e emigrantëve, që do të përcillet me vizitën e tij në Bujanovc.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vuciq-merr-mirenjohje-nga-mustafa-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala