Vuçiq kërkon zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka kërkuar intensifikimin e zbardhjes së vrasjes së Agron Bytyçit, Yll Bytyçit dhe Mehmet Bytyçit. Vuçiq, ka deklaruar sot se ka kërkuar nga shefi i Komisionit për hetimin e vrasjes së gazetarëve, Veran Matiç, të përfshihet në hetimet që kanë të bëjnë me vrasjen e vëllezërve Bytyçi në vitin 1999. Sipas kryeministrit serb, rasti i vëllezërve Bytyçi është një nga “çështjet e hapura që vazhdon të rëndojë marrëdhëniet amerikano-serbe”, tranmseton rel. Për këtë rast, më 22 tetor të vitit 2013, edhe Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, kishte iniciuar një rezolutë, përmes së cilës kërkoheshin hapa të mëtejmë nga autoritetet në Serbi për të vënë përgjegjësit për vrasjen e vëllezërve Bytyçi para drejtësisë. Agron, Yll dhe Mehmet Bytyçi, shtetas amerikanë me origjinë nga Kosova, më 5 çershor të vitit 1999 kishin kaluar kufirin ende të pashënuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çenë vrarë me plumb në pjesën e prapme të kokës. Trupat e tyre të pajetë janë gjetur në vitin 2001, në varrezën masive në Petrovo Sello, në Serbi, shkruan Telegrafi

11106417_908048732592420_2047080120_n

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vuciq-kerkon-zbardhjen-e-vrasjes-se-vellezerve-bytyci/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala