Vuçiq kërcënon me përdorimin e forcës ndaj AKSH-së në Luginë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiqi gjatë një interviste, mbrëmë në Televizionin Publik të Serbisë, rreth paralajmërimit të themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Shqiptare (AKSH) në jug të Serbisë, tha se “duhet të reagojmë me mençuri dhe urtësi, por nëse do të duhet, atëherë do ta tregojë forcën, dhe Serbia do të dijë mjaft mirë ta tregojë”.

Ai ka përmendur se një nga komunat e theksuara për këtë asociacion është Medvegja, ku popullsia serbe është shumicë dhe që në të ka gjithsej 6 për qind shqiptarë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vuciq-kercenon-me-perdorimin-e-forces-ndaj-aksh-se-ne-lugine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala