Vuçiq ia gjen një vend pune Jabllanoviqit në Qeverinë serbe

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefi i dikurshëm i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq, është emëruar në postin e sekretarit shtetëror në Ministrinë serbe të Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale, është bërë e ditur në numrin e fundit të “gazetës zyrtare” të Qeverisë së Serbisë.

“Emërimin e tij në këtë post e ka nënshkruar kryeministri i Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, raportojnë mediat në Serbi, transmeton Koha.net.

Edhe më herët, Qeveria e Serbisë ka përkrahur vendimin e përfaqësuesve serbë në Kosovë që Aleksandër Jabllanoviq të mos e përfaqësojë më Listën Serbe.

Lista Serbe ka zëvendësuar Jabllanoviqin pasi që, siç është thënë, “me veprimet e tij është diskualifikuar moralisht dhe profesionalisht, dhe kështu, angazhimi i tij është në dëm të popullit”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vuciq-ia-gjen-nje-vend-pune-jabllanoviqit-ne-qeverine-serbe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala