Vuçiq faleminderon SHBA-të për “Trepçën”

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se pret hapjen e kapitujve të parë në negociatat për pranim në BE në qershor.

Ai tha se një prej këtyre kapitujve që aktualisht e pret është Kosova.

Vuçiq, në konferencën për gazetarë në Smederevë, ka thënë se së shpejti do të takohet në Bruksel me presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

“Pres hapjen e kapitujve në një afat sa më të shpejtë dhe pres që kjo të ndodh në qershor, e nëse jo në qershor, atëherë më së largu në shtator. Kjo s’po ndodhë pse Serbia nuk e ka kryer punën e vet për sa i përket reformave, por çështja e vetme që lind është Kosova”, ka theksuar Vuçiq, raporton “Tanjug”.

Ai ka sqaruar se kur është fjala për Kosovën, në pyetje janë kushte që kanë të bëjnë me energjetikën. Në këtë aspekt, Vuçiq ka përmendur liqenin e Gazivodës, për të cilin ai ka thënë se “shqiptarët e Kosovës kërkojnë ta kenë nën pronësi shumicën”.

“Njëzet për qind e atij liqeni është në territorin e Serbisë qendrore, gjysma tjetër që ndodhet në Kosovë është në komunën e Zubin Potokut, ndërsa gjysma tjetër i takon komunës së Skenderajt”, ka thënë Vuçiq, ndërsa ka pyetur: “Si mund të kërkojnë ata ta kenë shumicën”.

Ai ka thënë se në Bruksel ka bisedime të vështira, dhe për këtë na duhet Brukseli si ndërmjetës.

“Në Bruksel nuk ka as tema të mira e as të ëmbla”, ka thënë Vuçiq.

Tutje, ai ka folur edhe për një ftesë që ka pranuar për të vizituar SHBA-të, ndërsa në këtë rrafsh ka falënderuar këtë të fundit pasi, siç tha ai, “e kanë ndihmuar Serbinë për të ndalë shpronësimin e plotë të “Trepçës” në Kosovë”.

“SHBA-të na ndihmojnë në çështje të ndryshme, siç është zhvillimi ekonomik i veriut të Kosovës dhe të pjesëve tjera të vendit tonë. Ata e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por ata e ndihmojnë popullatën dhe me ne kanë dialog shumë konstruktiv”, ka thënë Vuçiq

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vuciq-faleminderon-shba-te-per-trepcen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala