Vuçiq dhe Thaçi i thanë fjalë të rënda njëri tjetrit

Autori:Avdyl Pajaziti

​Dje në Bruksel janë thënë fjalë të rënda në mes kryeministrit serb Aleksander Vuçiq dhe zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës Hashim Thaçi, shkruan sot gazeta serbe Blic

Vuçiq ka thënë se Serbia i ka përmbushur të gjitha detyrimet, por është pala kosovare ajo që s’e ka mbajtur fjalën.

Ai ka ritheksuar se qeveria e Kosovës ende nuk e ka miratuar një dekret për formimin e komunave serbe, dhe se marrëveshja për kadastrat e vitit 2011 nuk ka filluar ende të zbatohet.

“Bisedimet janë shumë të vështira, dhe siç kemi dëgjuar atje ka pasur një grindje në mes Vuçiqit dhe Thaçit”, raporton sot kjo gazetë pas takimit të liderëve kosovarë dhe atyre serbë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vuciq-dhe-thaci-i-thane-fjale-te-renda-njeri-tjetrit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala