Vuçiq: BE’ja nuk po i bën trysni Prishtinës

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se nuk pret nga Bashkimi Evropian kurrfarë trysnie mbi Prishtinën, për të respektuar marrëveshjen e Brukselit, për ngritjen e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe.

“Sikundër e keni parë, askush në BE nuk merakoset dhe nëse e pyesni dikë, përgjigja e secilit në BE është e njejtë – “do të bëhet, ata tash janë në krizë”. Dhe ju mund vetëm mund të thoni – “në rregull, do të bëhet””, u ka thënë gazetarëve Vuçiq.

Sipas tij, askush në BE nuk ka përgjigje në pyetjen “pse lejohet që Prishtina të mos i përmbushë parakushtet e marrëveshjes së Brukselit”.

Marrveshja për Asociaconin, është dërguar nga presidentja e Kosovës, Atifete jahjaga, në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për interpetim.

Ky veprim i presidentes ka pasuar kundërshtimin e ashpër të forcave politike në opozitë të Kosovës, të cilat marrëveshjen e cilësojnë si të dëmshme për integritetin territorial të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vuciq-beja-nuk-po-i-ben-trysni-prishtines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala