Vuçiq: Ballkani është fuçi baruti

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në hapjen e Këshillit të Ministrave të OSBE-së në Beograd ka thënë se Ballkani mbetet ende një fuçi baruti, e cila ka nevojë vetëm për një shkëndijë që të shpërthejë sërish.
Ai po ashtu ka shtuar se mungesa e stabilitetit në Kosovë e rrezikon dialogun e Brukselit, por që sipas tij Serbia do të vazhdojë ta mbajë atë, sepse kjo është mënyra e vetme që të sigurohet siguria e tyre dhe e shqiptarëve në Kosovë.