Vuçiq armatoset nga Rusia

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka mbajtur konferencë për media ku ka folur edhe për dialogun me Kosovën, ku ka thënë se është i kënaqur me rrjedhën e deritashme, pa dhënë detaje tjera.

Ai po ashtu në këtë konferencë ka paralajmëruar vizitë edhe në Moskë, të hënën, ku do të qëndrojë tri ditë, transmeton Republika.info.

“Dëshirojmë ta çojmë përpara bashkëpunimin me Rusinë. Jemi falënderues për mbështetjen që na ofron Rusia në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Serbisë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Serbia gjithmonë do të ketë armë dhe armatim të mjaftueshëm që askush mos të mendoj që mund të bëjë agresion ndaj vendit të tij, ka kërcënuar Vuçiq.

“Nuk guxojmë ta prishim ekuilibrin e raportit të forcave në rajon, mirëpo kjo nuk do të thotë se nuk bëjmë asgjë. Që armët të prodhohen në Serbi, gjendja është e rëndë me helikopterët, do të kërkojmë ndihmën e Rusisë për këtë temë. Do të bëjmë blerje nga rusët dhe gjermanët, por shumica do të prodhohen këtu. Ne jemi vend i vogël, por do të përkujdesemi që të kemi armatim të majftueshëm në mënyrë që të mbrohemi nga sulmet e mundshme dhe ta mbrojmë vendin tonë”, ka thënë ai.

Vuçiq ka shtuar se, megjithatë, kur të ndërtohet topi “Nora” (në foto) ata duhet ta blejnë shasinë ruse Kamazov, sepse ajo mund t’i bartë më shumë se 35 tonë, që është njëra nga arsyet kryesore që ai shkon në Rusi për të negociuar blerjen, transmeton Republika.info.

Po ashtu ai ka paralajmëruar edhe blerjen e topit 242 i cili do të vendoset në kupolën e automjeteve luftarake “Lazar”.

Ai po ashtu ka thënë se tashmë Serbia i ka porositur dy helikopterë transportues, por se në një të ardhme të afërt do t’i blejnë edhe disa helikopterë luftarak, pasi që “dikush në fqinjësi tashmë i ka blerë 16 helikopterë Kiowa” të prodhimit amerikan. /Republika.info

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vuciq-armatoset-nga-rusia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala