Vuçiç nuk shkon në Elbasan

Autori:Gazeta Fjala

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, nuk do të jetë i pranishëm mbrëmjen e së enjtes në stadiumin Elbasan Arena. Ai nuk do vijë në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen mes Kombëtareve të dy vendeve.

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug bën të ditur se Kryeministri serb do të zhvillojë një takim me zyrtarin britanik, Philip Hammond, të enjten.

Sipas informacioneve të shpërndara nga qeveria serbe, takimi do të pasohet nga një konferencë e përbashkët shtypi.

Vucic mori një ftesë zyrtare nga homologu i tij Edi Rama gjatë vizitës që zhvilloi në Tiranë disa javë më parë. Ditët e fundit, mediat serbe kanë shkruar se Vucic ishte në pritje të informacioneve nga zyra e Kryeministrit shqiptar për të vendosur nëse do të vinte në Elbasan për të ndjekur ndeshjen nga stadiumi.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vucic-nuk-shkon-ne-elbasan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala