Vucic: Në 2016’tën do të fluturojmë në Prishtinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçi sot ka përuruar një objekt të ri në aeroportin e këtij vendi në Beograd.

Ai, me këtë rast ka thënë, njofton B92, transmeton Koha.net, se qëllimi është që në vitin 2016 kompania shtetërore ajrore serbe Air Serbia, të fluturojë në aeroportin Prishtinës.

Nëse kjo dëshirë e kryeministrit serb për kompaninë ajrore të Serbisë do të realizohet, nuk dihet se a do ta pengojë kompaninë fluturuese të Beogradit emërtimi i aeroporti të Prishtinës Adem Jashari.

Emri Ademi Jashari ka bllokuar librat e Kosovës që janë dërguar nga MAShT –i donacion për nxënësit shqiptarë të Luginë së Preshevës e që tash e pesë muaj mbahen në terminalin doganor të Preshevës.

Beogradi zyrtar kishte thënë se në Serbi nuk mund të mësohet në librat që flasin për Adem Jasharin dhe për pavarësinë e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vucic-ne-2016ten-do-te-fluturojme-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala