Vuçiç: Largohem nga Qeveria dhe nuk prishem me Gjermaninë

Autori:Gazeta Fjala

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se më parë do ta braktiste Qeverinë se sa që do ta prishte miqësinë me Gjermaninë.

Vuçiq për gazetën e sotme të Beogradit “Kurir” ka thënë se nuk do të heq dorë nga rruga evropiane por edhe se nuk do të lejojë që Serbia të shantazhohet.

“Më parë do të ik nga Qeveria e Serbisë se sa që do ta prish miqësinë me Gjermaninë”, ka thënë shkurtimisht ai, transmeton Koha.net, lidhur me pohimet se Gjermania ka deponuar amendament për platformën e negociatave për kapitullin 35 me të cilin ajo kërkon që Serbia të suspendojë institucionet e veta në Kosovë dhe të vendosë kufirin me të.

Lidhur me platformë për Kosovën Vuçiq sot do të bisedojë me udhëheqësit kishtarë serbë, ndërsa dje ai ka folur me kryetarin e shtetit serb Tomislav Nikoliq.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vucic-largohem-nga-qeveria-dhe-nuk-prishem-me-gjermanine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala