Vucic detyroi Ramën t’ia ‘anuloi’ ftesën Thaçit për ta parë ndeshjen

Autori:Avdyl Pajaziti

Në ndeshjen futbollistike Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikimet për kampionatin evropian “Franca 2016”, tashmë është e sigurt se do të marrë pjesë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, pasi që kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, “ia ka anuluar ftesën” Hashim Thaçit, shkruan të martën gazeta serbe “Danas”, duke u mbështetur në burime politike të afërta me pushtetin në Prishtinë.

“Për kryeministrin shqiptar në këtë moment më e rëndësishme sesa politika është që ndeshja me Përfaqësuesen e Serbisë të kalojë pa kurrfarë incidentesh dhe që ai këtë ndeshje ta përcjellë ashtu siç është paralajmëruar tashmë, në shoqëri me Aleksandar Vuçiqin”, shkruan “Danas”, transmeton koha ditore.

I njëjti burim i paidentifikuar citohet t’i ketë thënë gazetës “Danas” se “Thaçi definitivisht ka hequr dorë nga prania në ndeshjen që do luhet në Elbasan, më 8 tetor, dhe se për këtë kabineti i kryeministrit shqiptar tashmë e ka njoftuar kryeministrin Vuçiq” dhe se “pritet që ai tani të marrë vendimin për ardhje në ndeshjen futbollistike”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vucic-detyroi-ramen-tia-anuloi-ftesen-thacit-per-ta-pare-ndeshjen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala