Vritet prishtinasi në Vjenë të Austrisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Mediat austriake raportojnë se në tramvajin  e linjës numër 49 është vrarë një 28 vjeçar nga Prishtina dhe është plagosur vëllai i tij 25 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 23, në tramvajin e Vienës, ku viktima është qëlluar me armë zjarri të kalibrit 9 mm.

Vëllezërit ishin duke udhëtuar në tramvaj dhe ishin fjalosur me të dyshuarit të cilët me tu hapur dera i kanë goditur me armë. Viktima 28 vjeçar ka vdekur ndërsa pas ndërhyrjeve kirurgjike në Spitalin e Vjenës, vëllai i tij ka mbijetuar por jeta e tij është në rrezik, transmetojnë mediat austriake.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vritet-prishtinasi-ne-vjene-te-austrise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala