Vritet një person në Rahovec

Është vrarë një person në qytetin e Rahovecit sot rreth orës 11:00.
Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën komandanti i Policisë në stacionin e Rahovecit, Osman Ismajli.
Ai ka deklaruar se ende nuk dihen motivet që kanë çuar deri tek kryerja e veprës penale, por policia është duke hetuar rastin.
Mësohet se në një lokal në qytetin e Rahovecit një person ka shkrepur me armë zjarri ndaj një 39 vjecari, ku edhe e la të vdekur. E shkak për të është se për një moment duke pirë kafen së bashku janë nxehur gjakrat. I dyshuari është në arrati.
“Sot rreth orës 10:50, në një kafe ka ndodhur një aksident. Një mashkull i moshës 39vjeçare është vrarë. I dyshuari, i cili është mashkull, është në arrati”, ka thënë Osman Islamaj për Express.