Vritet një kosovar në Gjermani, dy të tjerë mbeten të plagosur

Autori:Avdyl Pajaziti

Një kosovar është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në Këln të Gjermanisë si pasojë e një përleshje fizike me disa persona të nacionalitetit turk.

Siç merr vesh Indeksonline nga dëshmitarët, kosovari i vrarë është nga Vushtrria, ndërkaq dy të plagosurit nga Ferizaj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërkaq të dy plagosurit po trajtohen ende në një spital në Këln dhe ende nuk dihet saktësisht për gjendjen e tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vritet-nje-kosovar-ne-gjermani-dy-te-tjere-mbeten-te-plagosur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala