Vritet në Siri, Ekrem Hasani nga Klina

Autori:Avdyl Pajaziti

Ekrem Hasani nga Klina, i cili pati shkuar në Siri për t’iu bashkuar luftës së ISIS’it për xhihad është vrarë të mërkurën në Siri.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime të Gazetës Express, sipas të cilave Ekrem Hasani është vrarë të mërkurën gjatë luftimeve në një qytet atje, ndërsa për vdekjen e tij është bërë e ditur të shtunën.

Express po ashtu mëson se Hasani është varrosur në Siri.

Atij i është hapur e pame edhe në Klinë nga të afërmit e tjerë.

Ekrem Hasani, është vëllai i Ebu Hasan, të cilët kanë shkuar në Siri familjarisht, duke marrë me vete edhe gratë dhe fëmijët.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vritet-ne-siri-ekrem-hasani-nga-klina/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala