Vritet lideri i Al Kaidës në Siri (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një nga liderët më të vjetër të Al Kaedës në Siri është vrarë në një përleshje të armatosur me luftëtarët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në qytetin e Alepos.

Fronti Al Nusra, lëvizja xhihadiste sunite që lufton kundër forcave të qeverisë siriane në luftën civile, konfirmoi vdekjen e Abu Sulaiman al Masri.

Ndërkohë, foto me trupin e tij të përgjakur janë publikuar nga mediat ndërkombëtare online.

Al Masri, emri i vërtetë i të cilit mendohet të jetë Mahmud Maghwari, është një shtetas egjiptian që më parë është dënuar me vdekje në vendin e tij për faktin se ka luftuar përkrah militantëve të Hamasit në Gaza.

Më herët, xhihadistit i ishte dashur të priste disa gishta të dorës për shkak se i ishin dëmtuar rëndë në një betejë. Vdekja e tij konsiderohet si një goditje serioze për operacionet e grupit terrorist në vendin e Lindjes së Mesme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vritet-lideri-i-al-kaides-ne-siri-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala