Vriten tre persona në Prizren

Në një përleshjeje me armë zjarri mes disa personave në Prizren kanë mbetur të vrarë tre persona. Ngjarja ka ndodhur pas orës 14 të dites së sotme.
Policia rajonale e Prizrenit ka konfirmuar se në këtë rast, të vdekur kanë mbetur tre persona, ndërsa ngjarja mësohet të ketë ndodhur në një rrugë afër Spitalit rajonal të Prizrenit.
“Policia është në fazën fillestare të hetimeve, mirëpo mund të konfirmojmë se nga ky incident kanë mbetur të vrarë tre persona”, kanë thënë zyrtarë të Policisë rajonale të Prizrenit.
Ende nuk dihet mosha e viktimave e as motivi që ka çuar deri te ky akt i rëndë.