Vret me thikë bashkëshorten para 7 fëmijëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Arizonë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një 37-vjeçar ka vrarë gruan e tij me thikë në sy të 7 fëmijëve pas një sherri banal.

37-vjeçari ka qëlluar me shuplakë një prej fëmijëve të tij, ndërkohë që bashkëshortja, 35-vjeçare, ka ndërhyrë për ta ndalur atë, por u qëllua me thikë përpara 7 fëmijëve të saj.

Në momentin e ngjarjes së tmerrshme të gjithë fëmijët ishin në shtëpi dhe një prej tyre, 14 vjeç, dëshmoi vrasjen e nënës së tij, ndërsa një tjetër telefonoi policinë.

Gruaja u transportua me urgjencë për në spital, por mjekët nuk mundën të mbanin atë në jetë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vret-me-thike-bashkeshorten-para-7-femijeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala