Vrasja pa gjyq në emër të UÇK-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Ramiz Hoxha është ekzekutuar pa gjyq “në emër të popullit”. Fletekzekutimi i tij është shkruar me dorë, shkruan sot Koha Ditore. Përgjegjësinë e ka marrë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Drejtoria e Shërbimit të Policisë Sekrete, në emër të popullit shpall këtë fletekzekutim: për shkak të bashkëpunimit me okupatorin, ndjelljes së frikës, panikës dhe urrejtjes, në emër të popullit shqiptar dhe në emër të luftës tonë çlirimtare dënohet me vdekje Ramiz Hoxha – Bellanicë si tradhtar i kombit. Fati i tillë do t’i pret çdo tradhtar tjetër”, shkruan në fletekzekutimin që i jepte fund jetës së Ramiz Hoxhës më 2 tetor 1998.

I ndjeri ishte arrestuar në xhaminë e fshatit të tij në Bellanicë nga persona të maskuar dhe me uniforma të UÇK-së. Ishte dërguar në një vend tjetër dhe ishte ekzekutuar si bashkëpunëtor i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Malishevë, Jakup Kastrati, dhe i nënkryetarit Cenë Desku.

Pak ditë më vonë ishin arrestuar edhe këta dy aktivistë të LDK-së.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vrasja-pa-gjyq-ne-emer-te-uck-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala