Vrasja në qendër të qytetit, askush nuk pa kurrgjë

Autori:Avdyl Pajaziti

Për ngjarjen tronditëse të një jave më parë, vrasjen e policit të Kosovës, Valon Goxhuli, 29 vjeç, i cili u ekzekutua në qendër të qytetit të Skenderajt, nuk po gjendet as edhe një dëshmitar i vetëm.

Ndonëse vrasja është kryer në vendin më të frekuentuar, në rr. “Ilaz Kodra”, te Stacioni i Autobusëve dhe para shumë lokaleve dhe dyqaneve, deri më tani nuk është gjetur as edhe një person i vetëm që do të mundë të thoshte diçka për këtë rast tragjik, në të cilin ka mbetur i plagosur edhe një person.

Një burim i “Zërit”, i afërt me Policinë, ka thënë se të gjithë ata që janë pyetur për ngjarjen e që Policia beson se kanë parë “diçka”, vetëm kanë rrudhur krahët. “Asnjë person nuk ka dalë të thotë diçka, të japë të paktën një detaj të kësaj vrasjeje. Ata ose nuk kanë parë asgjë, ose vetëm kanë dëgjuar të shtënat”, thekson burimi, duke iu referuar të intervistuarve nga Policia.

Ekspertiza në vendin e ngjarjes ka zgjatur shumë më shumë se zakonisht, dy ditë. Aty kishte dalë edhe prokurori, i cili nuk ka mundur të japë asnjë detaj për ngjarjen, përveç pohimit se autorët e vrasjes janë në arrati. Ndërkaq, hapësira ku ka ndodhur ngjarja e së martës së kaluar dhe dyqanet e lokalet në afërsi (5-6 sosh) kanë qenë të bllokuara nga policia ditën e ngjarjes, por edhe të nesërmen deri në orën 12:00. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vrasja-ne-qender-te-qytetit-askush-nuk-pa-kurrgje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala