Vrasja e dy vëllezërve u bë nga fqinji që ata s’e deshën për burrë të motrës

Autori:Avdyl Pajaziti

Ekzekutimi i dy vëllezërve pranë shtëpisë së tyre ka ndodhur pasi nuk kanë pranuar që t’i japin për nuse vajzën fqinjit të tyre.

Kaq ka mjaftuar që 37 vjeçari, me automatik të vrasë dy vëllezërit, të cilëve u kishte zënë pritë pranë shtëpisë së tyre.

Kjo ngjarje makabre ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në fshatin Drisht të ish-komunës Postribë të Shkodrës.

Viktimat janë identifikuar si Abdullah dhe Skënder Shkami, 50 dhe 40 vjeç, të cilët kishin ardhur nga Anglia për të festuar Vitin e Ri, por u qëlluan pranë shtëpisë së tyre nga autori Esat Dusha.

Raportohet se policia ka rrethuar zonën ku fshihet autori. Në ndjekje të tij janë vënë RENEA dhe një helikopter. Ndërkohë Policia ka publikuar edhe fotografinë e tij, për të gjithë ata që mund ta shohin e mund të japin informacion.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vrasja-e-dy-vellezerve-u-be-nga-fqinji-qe-ata-se-deshen-per-burre-te-motres/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala