”Vrasësit” e tokës kosovare

Autori:Avdyl Pajaziti

Korporata Energjetike Kosovës vazhdon ta mbajë primatin e ndotësesit më të madhe të ambientit. Jo  vetëm  në Komunën e Obiliqit,  por tymi i saj vie edhe deri tek kryeqyteti  dhe qendrat tjera.

Ndotjen e ambientit e bën edhe miniera e Trepçës, shkrirtorja e Zveqanit, pastaj kompoanitë si Feroniceli.

Përveç këtyre ndotësve  ata  që po e “vrasin” ambientin janë tymi i veturave të stërvjetruara, djegja e gomave dhe e mbeturinave.

Jo vetëm djegia  e gomave dhe e mbeturinave po u’a zë frymën kosovareve.

Me përmirësimin e kushteve klimatike vie edhe djegja e maleve.

Një djegje e tillë ka ndodhur këto ditë në fshatin Marevc ku malet e  lagjeve “Canaj”,

“Braholve” janë djegur për tri ditë dhe askush nga organet kompetente nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim për t’i ndërprerë thonë banorët për media.

Zjarr ka pasur edhe në malet e fshatit Butovc.

Për gjendjen e përmirësimit në Kosovë sipas Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor janë përgjejgjësë një numër i konsiderueshën i minsitrive si ajo  e Zhvillimit Ekonomik, e Tregtisë dhe Indrustrisë.

Poashtu edhe ajo e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, pastaj edhe ministria e Pushtetit Lokal, në këtë listë hynë edhe minsitria e Punëve të Brendshme dhe e Shëndetësisë.

Djegia e gomave ndalohet me ligj

Tafë Veselaj nga  Ministria  e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka thënë se rezultate të pamohueshme janë arriturr në të gjitha segmentet mjedisore si në  menaxhimin e mbeturinave të natuyrës dhe biodiversitetit etj.

“Presionit apo faktoret që ndikojnë në mjedis përshkruajnë zhvillimet në mjedis që rezultojnë me lirimin e substancave (emetimeve), fizike dhe biologjike, përdorimin e burimeve dhe përdorimin e tokës gjatë aktiviteteve njerëzore”, ka thënë Veselaj.

 

Për mbeturinat  MMPH ka  hartuar  mjaft mirë legjislacionin për mbeturina  si dhe startegjitë si; Strategjia për menaxhimin e mbeturinave 2013-2022 e cila është miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Në Kosovë si një “traditë” që vazhdon të jetë prezente posa të vijë pranvera është djegia e gomave.

Kjo djegje është e sanksionaur  më ligj dhe ky trend i djegies është ilegal sidomos në furrat të cilat bëjnë përgaditjen e gëlqerës tregon zyrtari i MMPH-së.

“MMPH, ka hartuar Udhëzimin administrative nr.19/2012, për menaxhimin e automjeteve mbeturina dhe komponenteve te tij, ku parashef operatori për grumbullim dhe trajtim të këtyre mbeturinave duhet te licencohen nga MMPH”, ka thënë ai.

Përveç gomave edhe veturat e vjetra janë mjaftë të pranishme në Kosovës.

“Aktualisht janë mbi 300 mijë automjete në qarkullim dhe sipas hulumtimeve dalin se ato kan nje mesatare të vjetërsisë mbi 18 vite”, ka deklaruar Veseli.

Agjencioni për mjedis ka bërë inventarizimin e gazrave serë dhe ka ardhur në përfundim së 12% të emisioneve të këtyre gazrave rrjedhin nga Transporti.

Nga transporti shkarkohen ne ajr një seri ndotësish si; CO2, Hidrokarburet, Metalet e renda  me përbajtje të rrezikshme dhe shkaktojnë zhurmë.

Sipas një raporti te Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vitin  2010, vlersohet se demet në shendet nga ajri i ndotur sillet prej 37-158 milion euro.

Gjendja mjedisit shumë e rënduar

Daut Maloku kryetar i Partisë së Gjelbër të Kosovës ka thënë se gjendja aktuale e mjedisit është shumë e rënduar.

“Ndotja e  tokës është rreziku më i madh ndotja e ujit dhe ajrit mund edhe të rehabilitohet mirëpo ajo e tokës cka mbetet në tokë përmes zingjirit ushqimor mandej kalon edhe në bimësi edhe në ato fruta që kosumohen”ka thënë ai.

Luan Hasanaj kryetar i “Ta pastrojmw Kosovwn” ka thënë se gjendja e mjedisit në Kosovë le shumë për të dëshiruar  vazhdon një pakujdesi kolektive.

“Ndotësit kruesot janë vetë qytetarët mirëpo kemi vrejtur që një pjesë e ndotjes bëhet nga kompani private ndërtuese të cilët mbetjet ndërtimore nuk i dërgojnë në lokacionet e parapara për to”, ka thënë Hasanaj.

Këto mbeturina sipas tij hedhen në afërsi të rrugëve, në lagje dhe lumenj, kjo ndikon edhte që qytearët të hedhin pastaj mbeturina.

Ndërsa Adem Haliti  nga Komuna e  Obiliqit tregon niveli i lartë i emitimeve të gazrave nga termocentralet me përqendrim të madh të materieve acidike, pluhurit dhe vetëndezja e thëngjillit, shkaktojnë ndotjen e madhe të ajrit.

“Aktivitet minerare dhe gjenerimi i energjisë elektrike në të kaluarën dhe tani shkaktojn ndotje të ashpër të mjedisit,ajrit,ujit,tokës,emitime të zhurmës dhe degradim të biodiverzitetit natyror në teritorin e komunës. Probleme shtesë janë edhe deponitë e hirit””, ka deklaruar Haliti.

Sipas tij Komuna e Obiqilit  është në monitorim të vazhdueshëm ndaj KEK-ut, deri tani nuk i  është ofruar asnjë strategji që do ndikon në përmirësim të mjedisit./Gazeta Fjala/.

(Natyra Rushiti)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vrasesit-e-tokes-kosovare-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala