Vrasësin e turistëve çek e kishte braktisur familja

Autori:Avdyl Pajaziti

Sokol Mjacaj prej pesë vitesh ishte refuzuar nga familjarët e tij, të cilët vazhdojnë të jetojnë në fshatin Lotaj të Dukagjinit.

Krimi i parë, ai që i mori jetën fëmijës 13 vjeç, Agim Leraj, solli tronditjen e parë për familjen e Fran e Tone Mjacajt. Djali i parë i tyre, ende pa mbushur 15 vjeç, u burgos për vrasje në bashkëpunim për një varëse floriri.

Viktima ishte shoku i tij i shkollës. Vetë Sokoli e mohoi gjithmonë faktin se kishte marrë pjesë në krim, por çarja e parë kishte ndodhur.

Pas daljes nga burgu Sokol Mjacaj nuk gjeti asnjëherë dhe nuk dha mbështetje për familjarët e tij, prindërit, motrën dhe vëllain më të vogël.

Atyre iu desh që vitin e shkuar të mësonin se djali i madh ishte arrestuar sërish për vjedhje, ndonëse emri i ishte përfolur dhe për sulmin me armë ndaj helikopterit të Policisë që patrullonte për drogë mbi Dukagjin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vrasesin-e-turisteve-cek-e-kishte-braktisur-familja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala