Vritet një shqiptar në Shkup

Autori:Avdyl Pajaziti

Një person ka humbur jetën në një incident të armatosur që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Luboten të Shkupit.

Bëhet fjalë për Xhemail Muratin, i cili u vra me pushkë automatike në qendër të fshatit.

Policia ka theksuar se dorasi është në arrati dhe se kanë nisur kërkimet për arrestimin e tij. I ndjeri mbrëmë rreth orës 22.15 është dërguar në Klinikën e Shkupit, por nuk ka pasur shenja jete.

MPB sot pritet të jap detaje lidhur me këtë vrasje që ka tronditur banorët e këtij vendbanimi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vrasesi1-vritet-nje-shqiptar-ne-shkup/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala