“Vrapo me FSK-në” për fëmijët në nevojë

Autori:Gazeta Fjala

Në bashkë-organizim të Komunës së Gjakovës dhe të FSK-së, sot është mbajtur manifestimi sportiv në atletikë “Vrapo me FSK-në, Gjakovë 2015”, ku në shtegun prej dhjetë kilometrash ka qenë një numër i madh pjesëmarrësish, përfshirë dhe ndërkombëtarë.

Pas kalimit të këtij shtegu që me mjetet e përfituara do të ndihmohen fëmijët në nevojë të komunës së Gjakovës.

Në kategorinë e meshkujve ngadhënjyes ka dalë Emin Grajqevci nga Prishtina, sikurse dhe në kategorinë e femrave që nga i njëjti klub ngadhënjyese ka dalë Fjolla Margata, transmeton Koha.net.

Në këtë vrapim ka marrë pjesë edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, e cila është shprehur e kënaqur jo vetëm me organizimin dhe interesimin e pjesëmarrësve, porse njëherësh ka theksuar se ky vrapim përfshiu disa lokacione interesante të komunës së Gjakovës.

Duke përgëzuar pjesëmarrësit njëherësh ka theksuar se pretendon që nga viti i ardhshëm në Gjakovë të mbahet edhe gjysmë-maratona në distancë prej njëzet kilometrash.

Këtë organizim sportiv e ka përshëndetur edhe gjeneral lejtnant Rrahman Rama nga FSK-ja, i cili ka uruar për organizimin dhe gjithashtu ka potencuar se FSK-ja është e qytetarëve dhe se gjithnjë do të jetë pranë tyre, sikurse dhe në ditën e sotme.

Për organizimin shumë të mirë janë shprehur edhe ngadhënjyesit e sotëm të vrapimit në gjatësi prej dhjetë kilometrave, ku njëherësh janë shprehur të entuziazmuar për rezultatet e tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vrapo-me-fsk-ne-per-femijet-ne-nevoje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala