Vranët e riga shiu, fundjava me ulje temperaturash

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga lokale shiu, të cilat mund të vazhdojnë edhe në pjesën e parë të ditës së shtunë.
Sipas IHMK, temperaturat maksimale do të pësojnë ulje të lehta, nga 19-22 gradë Celsius, derisa dita e diel do të kalojë me vranësira të dendura dhe me temperatura nga 18-20 gradë Celsius.

Era nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s, derisa gjatë fundjavës do të fryjë erë në drejtimin verilindor e lehtë deri mesatare. Shtypja atmosferike do të jetë normale , me tendencë ngritje gjatë ditëve në vijim.

Një gjendje ndryshe do të paraqitet në viset me lartësi mbi 800 m. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 8-18 gradë Celsius.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vranet-e-riga-shiu-fundjava-me-ulje-temperaturash/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala