Vozitet me 3Z edhe pse nuk punon në ministri

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, vazhdon ta ketë në shfrytëzim veturën zyrtare të ministrisë, edhe gjashtë muaj që kur ai më nuk mban këtë pozitë dhe asnjë tjetër në institucione publike.
Mustafa, në një prononcim për “Kohën Ditore”, e pranon se ende e ka në shfrytëzim veturën zyrtare të ministrisë, por arsyetohet se në tre muajt e parë pas krijimit të Qeverisë së re ai ka vazhduar të jetë anëtar i Këshillit për licencimin e mësimdhënësve, prandaj edhe thotë se i është nevojitur vetura zyrtare.
Ndërsa tani po ashtu vazhdon ta mbajë në shfrytëzim atë për shkak se thotë se është “në dispozicion” të kabinetit të ministrit, Arsim Bajrami, “sa herë që ata kanë nevojë për konsultat e tij”.
Në Ministrinë e Arsimit kanë zgjedhur të mos deklarohen fare në lidhje me këtë çështje, duke mos u përgjigjur në pyetjet e gazetës edhe pas disa ditësh pritjeje, ndërsa drejtues të Ministrisë së Administratës Publike, e cila menaxhon pasuritë qeveritare, thonë se ata janë vetëm monitorues të pasurive financiare, kurse për shfrytëzimin e tyre në mënyrë të drejtë apo keqpërdorimin e tyre, janë përgjegjëse vetë dikasteret qeveritare.
Gjithë këto zhvillime për ish-ministrin e Financave, Haki Shatri, nga AAK-ja opozitare, janë “asgjë më pak se plaçkitje e shtetit”