Vozitësi e huq destinacionin për 1200 kilometra

Vozitësi i autobusit me pesëdhjetë belgë në rrugën e tyre drejt vendpushimit dimëror francez të skive “La Plagne”, e ka huq cakun duke u larguar nga destinacioni për rreth 1200 kilometra.
Dhe kjo, krejt “falë” udhëzimeve të pajisjeve për navigacion satelitor (GPS).
“Në Francë ekzistojnë tri ‘Plagne’ – kemi gabuar”, ka sqaruar shkurt vozitësi, transmeton Telegrafi.
“Kemi parë Mesdheun dhe Carcassone”, ka shkruar në Twitter njëri prej pasagjerëve.
Pasagjerët, megjithatë kanë arritur në Alpe, vetëm të dielën, rreth 24 orë me vonesë. /Telegrafi