Vonohet vendimi për Donikën, gazetarët nxirren nga objekti i Gjykatës

Gazetarët e interesuar që po presin në Pallatin e Drejtësisë që të bëhet publik vendimi për deputeten Donika Kadaj-Bujupi, e arrestuar mëngjesin e sotëm, janë larguar nga ky objekt me arsyetimin se në ora 16:00 ka përfunduar orari i punës në Gjykatën Themelore.
Brenda janë lejuar vetëm zyrtarë të AAK’së dhe mbrojtja e Kadaj-Bujupi, raporton Gazeta Express.
Vendimi për deputeten e Kuvendit të Kosovës e cila për tri seanca rresht gjuajti gaz lotsjellës gjatë kohës sa mbaheshin seancat parlamentare pritet të merret për pak minuta.