Vonesat për transformimin e FSK-së, të pakuptimta

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku është shprehur i pakënaqur me procesin e transformimit të kësaj force në Forca të Armatosura.

Ai i ka quajtur të pakuptimta vonesat që po ndodhin në këtë proces, pasi për forcën e re thotë se janë përfunduar projekti, plani afatshkurtër, plano afatgjatë dhe struktura.

Çeku i ka bërë thirrje Qeverisë që këtë çështje ta bëjë prioritet, meqë shteti ka nevojë për ushtri, shkruan ‘Epoka e re’.

Megjithatë, ai ka thënë se është optimist që këtë vit Kosova do të bëhet me Forcë të Armatosur.

Në të kundërtën, sipas tij, nëse brenda këtij viti nuk ndodh transformimi i FSK-së, Qeveria nuk do të ketë asnjë justifikim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vonesat-per-transformimin-e-fsk-se-te-pakuptimta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala