“Volvo” i thotë lamtumirë çelësit

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas më pak se një vit, kush do të blejë një “Volvo” të re do të mund të bëjë zgjedhjen revolucionare për të hequr dorë nga çelësi.

Nga viti 2017, shtëpia suedeze e automjeteve do të bëhet e para në botë që do të ofrojë një aplikacion për telefonët smart, që do të mundësojë zëvendësimin e çelësit fizik me atë elektronik. Teknologjia inovative, që do të prezantohet në Kongresin Botëror të Telefonisë në Barcelonë, parashikon lidhjen përmes Bluetooth, duke ofruar mundësi të reja përdorimi të automjeteve.

Aplikacioni i zhvilluar nga “Volvo” mundëson zhvillimin e të gjitha funksioneve për të cilat aktualisht përdoret një çelës fizik, si për shembull për të bllokuar dhe zhbllokuar portat apo portën e bagazheve, por edhe për të ndezur motorin, përcjell TPCh.

Për më tepër, kjo teknologji do të mundësojë menaxhimin e më shumë se një çelësi dixhital përmes aplikimit, duke ofruar akses në vetura të ndryshme “Volvo” të vendosura në vende të ndryshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/volvo-i-thote-lamtumire-celesit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala