Volkswagenit i bien shitjet me 25% në SHBA

Autori:Avdyl Pajaziti

Agjencia e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) ka ulur gradën e kompanisë Volkswagen. Vlerësimi i kreditit për kompaninë bie në BBB+ nga A-, pasi prodhuesi raportoi se skandali i emetimit ka goditur shitjet në Shtetet e Bashkuara.

Prodhuesi gjerman i makinave deklaron se shitjet për muajin nëntor në SHBA ranë me 25 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Kompania fajësoi ngrirjen e porosive për makinat me naftë që qeveria thotë se kanë thyer testet e emetimit.

Grupi Volkswagen shiti vetëm 24 mijë automobila gjatë muajit të kaluar krahasuar me thuajse 32 mijë në vitin e kaluar. Standard & Poor’s njoftoi se skandali i emetimit ka ndikuar në uljen e vlerësimit. Agjencia deklaron se kompania do të ketë ndikime të vazhdueshme negative të kreditit. Shtetet e Bashkuara janë një treg relativisht i vogël për Volkswagen.

Në të gjithë botën, grupi ka shitur 490.000 makina për muajin tetor, 5 për qind më pak se viti i kaluar.

Volkswagen deklaroi në një komunikatë për mediat se rënia e mprehtë e shitjeve reflekton 2 ngrirje vullnetare të shitjeve. Njëra është imponuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) dhe tjetra nga autoritetet në Kaliforni. Që kur skandali u zbulua, kompania ka bërë përpjekje për të nxitur shitjet. Grupi ka lehtësuar incentivat për tregtarët dhe thuajse ka dyfishuar uljen e çmimeve për blerësit. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/volkswagenit-i-bien-shitjet-me-25-ne-shba/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala