Volkswagen ka shkelur ligjin amerikan

Autori:Avdyl Pajaziti

Aksionet e kompanisë gjermane të makinave Volkswagen ranë mbi 13%, disa minuta pas hapjes së bursës së Frankfurtit.

Rënia pasoi njoftimet se shumë nga makinat me naftë që ka shitur Volkswagen në Shtetet e Bashkuara kanë programe kompiuterike që falsifikojnë të dhënat për gazet ndotëse të makinës.

Rënia në bursë vazhdoi deri para drekës, duke shkaktuar një zbritje prej 20% të çmimit të aksioneve.

Goditja e aksioneve të Volkswagenit ndodh pasi shefi ekzekutiv I kompanisë Martin Winterkorn kërkoi ndjesë për shkeljen e besimit të klientëve, duke thënë se kompania do të tregohet plotësisht e hapur në hetimet që do të zhvillohen për këtë çështje.

Shitjet e disa makinave me naftë të markës Volkswagen janë pezulluar në Shtetet e Bashkuara.

Të premten Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit dha urdhër për tërheqjen nga tregu të afro 500 mijë makinave që shkelnin qëllimisht ligjin për pastërtinë e ajrit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/volkswagen-ka-shkelur-ligjin-amerikan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala