Vojislav Sheshel në prag të vdekjes

Lideri i radikalëve serbë, Vojislav Sheshel, i cili po kurohet nga kanceri, gjatë tri ditëve kishte temperaturë të trupit rreth 40 gradë dhe për pak sa nuk vdiq, thotë djali i tij.
Nikola, djali i radikalit serb, ka thënë për “Kurir” se, babai i tij ishte mes jetës dhe vdekjes, por tani duket mirë, dhe shumë shpejtë do t’i kthehet aktivitetit politik, transmeton lajmi.net.
“Babai tash është pak më mirë, pas tri ditësh me temperaturë rreth 40 gradë. E falënderoj Perëndinë, ai tani është mirë. Shpresojmë që sa më shpejtë t’i kthehet aktiviteteve partiake”, ka thënë Nikola Sheshel.