Vodhën para dhe ari, arrestoi policia

Policia ka arrestuar në Prizren dy persona me inicialet R. Rr. dhe F. O., të cilët dyshohet se kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Kobaj dhe nga aty kanë vjedhur para dhe gjësende prej ari që sipas pronarit kapin vlerën e 8600 eurove.
Pas intervistës së të dyshuarve është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar urdhrin për ndalim e dy të dyshuarve nën masën e arrestit policor.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për gjetjen e gjësendeve të vjedhura. Vlen të ceket se njëri nga të dyshuarit është recidivist dhe i njohur mirë për policinë e Prizrenit.