VMRO ndryshon tekstin për Prokurorin Special në dëm të shqiptarëve

Autori:Gazeta Fjala

Mediat në gjuhën shqipe në Maqedoni raportuan se teksti i Ligjit për Prokurorin Special, të cilin e kishin miratuar katër partitë kryesore dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, u ndryshua në mënyrë tinëzare nga VMRO-ja vetëm disa çaste para votimit në Parlamentin e Maqedonisë.

Sipas këtyre mediave, partia maqedonase në pushtet ka fshirë nga drafti paragrafin me të cilin parashikohej që gjatë votimit në Këshillin e Prokurorëve për zgjedhjen e Prokurorit Special, të respektohet Parimi i Badenterit, si mekanizëm që mbron shqiptarët nga mbivotimi.

Partia e Nikolla Gruevskit i ka mohuar këto pohime, përfaqësuesit e partisë opozitare maqedonase, LSDM-së kanë thënë se VMRO- DPMNE-ja ka arritur të ndryshojë draftin e këtij ligji falë përgjumjes së  partisë shqiptare BDI përballë manovrave të partnerit qeveritar, njofton Top Channel.

Në ndërkohë, mediat maqedonase pohojnë se ndryshimi i Ligjit për Prokurorin Special në pjesën për votimin me Badenter, janë bërë në pajtueshmri të plotë mes partisë së Gruevskit dhe BDI-së së Ali Ahmetit.

Andaj, pohojnë këto media,  nuk ka pasur reagim nga faktori politik shqiptar në Qeveri lidhur me këtë skandal.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vmro-ndryshon-tekstin-per-prokurorin-special-ne-dem-te-shqiptareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala