Vlora Dumoshi: Shpend Ahmeti është shëmtimi i qytetit

Autori:Avdyl Pajaziti

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Vlora Dumoshi, përmes një statusi në Facebook ka reaguar ndaj pankartave për thirrje në protestën e 17 shkurtit në Prishtinë, duke thënë se kryeqytetasit meritojnë që këtë ditë ta festojnë 8 vjetorin e pavarësisë.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plot të Dumoshit:

“Shpend Ahmeti është shëmtimi i qytetit

Komuna e Prishtinës, e ka uzurpuar hapësirën publike të kryeqytetit, dukë u vënë plotësisht në shërbim të agjendave antishtetërore politike të LVV-së.

Në prag të festës kryesore të Republikës së Kosovës, Shpend Ahmeti, nuk ka guxim që të kryejë detyrën e një kryetari i cili ka ardhur në pushtet me votën e qytetarëve, të vendos flamuj dekorues dhe të organizojë aktivitete dinjitoze, siç i ka hije një kryeqyteti, gjë e cila parashihet edhe në kalendarin e Komunës së Prishtinës, me rastin e shënimit të 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ai po e dhunon qytetin dhe qytetarin duke u vënë plotësisht në shërbim të protestave të cilat gjithnjë po eskalojnë në dhunë.

Shpend Ahmeti po e shëmton këtë qytet!”, ka thënë Dumoshi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vlora-dumoshi-shpend-ahmeti-eshte-shemtimi-i-qytetit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala