Vllasi: Serbia nuk mund ta ndalë krijimin e Asociacionit në Luginë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-politikani i lartë i Kosovës, aktualisht avokat dhe njohës i zhvillimeve politike në vend dhe hapësirat e ish-Jugosllavisë, Azem Vllasi ka vlerësuar se Serbia nuk ka mundësi ta parandalojë krijimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Luginë të Preshevës.

“Kjo është ide e mirë dhe mund të realizohet lehtë, pasi komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë shumë të përbashkëta, jo vetëm në aspektin etnik, por edhe në aspekte tjera”, transmeton deklaratën e tij Presheva.com. “ Ky asociacion do të jetë i dobishëm për ta dhe Serbia, edhe pse ndoshta nuk e pëlqen, nuk ka mundësi që ta pengojë krijimin e saj, pasi këtë e lejojnë konventat evropiane për organizim regjional”, ka thënë Vllasi.

“Nëse Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë është i mirë, atëherë pse ai të mos jetë model edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shtuar ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vllasi-serbia-nuk-mund-ta-ndale-krijimin-e-asociacionit-ne-lugine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala