Vllasi: Opozita e dëshiron pushtetin me dhunë

Autori:Avdyl Pajaziti

Situata e krijuar gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës nga ana e opozitës e cila hodhi gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit po kritikohet edhe nga njohësit e çështjeve politike në vend.

Azem Vllasi, analist politik në Kosovë e vlerëson si jo demokratike dhe metodë të gabuar hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit nga ana e opozitës.

Vllasi në një prononcim për ORAinfo është shprehur se këto metoda të shprehjes së pakënaqësive janë rrezik për eskalimin e situatës.
“Sot ishte kjo pamje e Kuvendit në teh të dhunës, sot desh kërciti konflikti i dhunshëm në sallën e Kuvendit dhe për Kosovën si shtet i ri i cili është duke krijuar standarde demokratike kjo do të ishte fatale. Ne duhet patjetër që ti shmang këto metoda”, ka thënë Vllasi për ORAinfo. Ai u shpreh se opozita po mundohet që me dhunë dhe me këto metoda që ta marr pushtetin.

“Opozita gati sa nuk e ka kaluar vinë e kuqe në shprehjen e padurimit që ta marr pushtetin thuajse me dhunë”, ka shtuar ai.

Vllasi bëri të ditur se hedhja e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit mund edhe të dënohet sipas ligjit dhe normave në fuqi.

“Atë që e thyejnë rregulloren mbi punën e Kuvendit duhet menjëherë të përjashtohen nga salla e Kuvendit. Nëse eskalohet më tutje situata në Kuvend dhe konstatohet që në gjuajtjen e lotësjellsit ka pasur shkelje lidhore atëherë në këtë rast duhet të merren edhe masa ligjore”, ka thënë ai.

Kujtojmë që seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës u ndërpre si pasojë e mungesës së kushteve për vazhdimin e saj si dhe hedhjes së gazit lotsjellës nga ana a opozitës.

Nga ky gaz trajtim mjekësor morën dy deputete të Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina si dhe Blerta Deliu./ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vllasi-opozita-e-deshiron-pushtetin-me-dhune/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala