Vllasi: 28 Nëntori do të jetë me plot njerëz rrugëve, por jo për opozitën

Protestat e dhunshme të partive opozitare gjatë ditëve të fundit, u mbyllën sot, edhe pse mbrëmë u paralajmërua vazhdimi i tyre.
Sot në mesditë, tre liderët opozitarë njoftuan se nuk do të ketë protesta deri më 28 Nëntor, pikërisht në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
E, për analistët, kjo ndërprerje e protestës është një akti i mençur, sepse opozita e ka parë se dy protestat e fundit dolën prej kontrollit.
Analisti Azem Vllasi ironizoi me 28 Nëntorin e caktuar nga opozita për protestën e radhës, duke thënë se rrugët do të jenë plot me njerëz, por jo me protestuesit.
Por, analisti tjetër Visar Berisha thotë se numri i protestuesve me 28 Nentor do të jetë më i madh se dy ditët e kaluara.
Sipas Berishës, eskalimi i situatës së djeshme e ka dëmtuar moralisht kauzën e opozitës. Ai sjell shembullin e Sekretarit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Dardan Molliqajn, i cili e largoi me forcë nga vetura këshilltarin e ministrit Memli Krasniqi, Shasivar Haxhiajn.