Vjosa Osmani mohon themelimin e partisë së re

Autori:Avdyl Pajaziti

Vjosa Osmani ka mohuar se do të themelojë parti të re. Ajo ka thënë se veprimtarinë e saj do ta vazhdojë në LDK.

“Assesi nuk do të formojë parti të re. Kontributin do ta bëjë brenda antarësisë së LDK-së”, ka thënë Osmani.

————————————————-

Osmani: Mustafa iu frikësua votimit të fshehtë

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani e cila ishte njëherësh kandidate për kryetare të kësaj partie, ka folur për herë të parë pas humbjes së garës për kreun e partisë.

Ajo ka thënë se nuk ka qenë e befasuar nga mos lejimi i kandidaturës së saj për kryetare të LDK-së.

“Dega e LDK-së në Gjermanisë në Zvicër nuk u lanë të hyjnë për kundër se kishin kaluar një proces të rregullt, ka pasur edhe incizime për këtë. Në kryesinë e LDK-së kam shtruar pyetjen se a ka pas ankesë formale dhe përgjigja që kam marrë nga kryetari komisioni ka qenë se ankesë nuk ka po kanë marrë disa sms. Mënyra se si udhëheqja e LDK-së, është sjellë me delegatët nga diaspora ka qenë krim në vetvete”, është shprehur Osmani në emisionin “Info Magazina” në Klan Kosova, raporton ORAinfo.

Osmani ka thënë se bllokimin e kandidaturës së saj e kishin paralajmëruar udhëheqja e LDK-së para se të mbahej Kuvendi Zgjedhor.

“Mënyra se si është ndërtuar ky proces, kur disa kryetar degëve se do të bllokojnë kandidaturën e Vjosa Osmanit është femër. Këso deklaratash ka pasur ehde në Kuvendin Zgjedhor”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se janë kërcënuar delegatët në votim të hapur se nëse votojnë kundër Mustafës, nuk do të dalin të hënën në punë.

“Edhe renditja e ulëseve të delegatëve ka qenë në atë mënyrë që të shihen se si po votojnë. Unë nuk kam kërkuar nga delegatët që të më votojnë mua nëse votohet me votim të hapur, ngase nuk kam dashur që ata persona të mbesin papunë. Unë kam kërkuar nga ata që ta shprehin vullnetin e tyre në rast se votimi bëhet i fshehtë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka sqaruar se ka pasur takime me kryetarin e nderit Famir Sejdiu, me të cilin nuk ka pasur marrëveshje konkrete.

Osmani k thënë se Sejdiu është frikësuar të hyjë votës së fshehtë. “Mustafa e ka ditur se nuk e ka mbështetjen e shumicës”, ka thënë Osmani. /ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vjosa-osmani-mohon-themelimin-e-partise-se-re/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala