Vjosa Osmani krtikon mbledhjen e Komisonit për Integrime Evropiane

Autori:Gazeta Fjala

Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani ka pasur shumë vërejtje për mënyrën se si është zhvilluar mbledhja e Komisionit për Integrime evropiane, raporton KTV.

“Ky komision nuk e ka thirrur mbledhjen si duhet. Sepse duhet të ketë përballje pro e kundër e jo vetëm të mbetet si njoftim i Murat Mehës për demarkacionin  dashur të jenë të pranishëm edhe profesorë përballë komisionit shtetërorë dhe ata të ballafaqohen me në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë”, ka thënë Vjosa Osmani e cila ka shtuar:

“Janë bërë kaq muaj prej 25 gushtit prej kur është nënshkruar marrëveshja për demarkacionin dhe ne si deputetë ende nuk e dimë se çka do të votojmë në Kuvend. Prandaj ne nuk duhet të jemi sërish para aktit të kryer në ditën kur në Kuvend të vijë për ratifikim kjo marrëveshje”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vjosa-osmani-krtikon-mbledhjen-e-komisonit-per-integrime-evropiane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala