Vjet u nxorën 57 milionë euro nga Kosova

Autori:Zekirja Shabani

Gjatë vitit 2015 mbi 57 milion euro janë nxjerrë nga Kosova si dërgesa për në vende të ndryshme të botës, të punëtorëve të huaj që punojnë në Kosovë.

Remitencat dalëse, sic njihen ndryshe përfshin punëtorët e huaj që punojnë në Kosovë, për një periudhë mbi njëvjeçare. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës këta punëtorë gjithnjë e më pak po dërgojnë para nga Kosova në vendet e origjinës.

“Përveç remitencave hyrëse në Kosovë ekziston edhe kategoria e remitencave dalëse, që ka të bëjë me punëtorët e huaj që punojnë në Kosovë për një periudhë më të gjatë se një vit. Kjo kategori gjatë vitit 2015 ka arritur shumën prej 57.0 milionë euro apo 17.2 përqind më pak krahasuar me vitin 2014”, ka thënë për Gazetën Fjala, Besnik Kada, zyrtarë për informim në BQK./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vjet-u-nxoren-57-milione-euro-nga-kosova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala