Vjen për pushime në Kosovë ia vjedhin BMW X5 të 40.000 eurove

Autori:Avdyl Pajaziti

Vehbi Cakollit nga Fushë Kosova, i cili jeton me familje në Suedi, këtë verë i kanë kushtuar pushimet në Kosovë afër 50.000 euro. Vetëm pak ditë pasi ka ardhur me në vendlindje hajnat i vodhën BMW X5 të cilën e kishte blerë 40.000 euro.

Familja Cakolli kishte planifikuar këtë verë të bënin një aheng të madh familjar me rastin e synetisë së djalit të tyre, por e anuluan festen sepse pas 3 ditësh qe erdhën në Kosovë atyre iu është vjedhur vetura BMW X 5.

Gruaja e, Vehbi Cakollit, Afërdita ka treguar rastin për portalin “INFOKUSI” se si u tronditen në mëngjes kur kishin parë se vetura e tyre nuk ishte në parkingun e banesës.

“Shkuam për ta marrë veturën në parkingun përpara banesës këtu në Fushë Kosovë, por nuk e gjetëm. U tmerruam e gjithë familja. E kemi blerë me kursimet disa vjeçare. Na ka kushtuar 40.000 euro”, thotë Afërdita duke treguar fotot e BMW x5 e prodhuar në 2010.

Ajo me pas ka treguar se e kanë njoftuar policinë duke shpresuar se mund të gjindët por nuk ka shkuar shumë gjatë dhe kanë marrë marr zhgënjimin edhe nga policia.

“Policia erdhën dhe e hapën rastin. E vermejtë nga aty se nuk ka gjasa të bëjnë diçka, të gjinden hajdutet dhe të na kthehet vetura. Hetimet vazhdojnë, kjo ishte përgjigjja e tyre”, ka thënë Afërdita e zhgënjyer tejmase edhe me policinë e Kosovë.

Ajo ka thënë se në asnjë vend nuk ndodh qe paguan sigurim ekstra, siç na marrin ne kur hymë në Kosovë dhe nuk të ofrojnë kompensime në rastet kur dëmtohet ose vidhet vetura.

“Edhe pse në  kufirin me Kosovën kemi paguar kartonin e gjelbër në shumën prej 42 eurove na kanë thënë se sipas marrëveshjes Kosova nuk ofron kompensim ne rastet e tilla”, ka thënë ajo e habitur.

Përveç shpenzimeve dhe dëmeve, ajo ka treguar se familja e saj ka paguar 5 bileta aeroplani në mënyrë që të kthehet në Suedi. Vetura është vjedhur më 22.06.2015. Ata thonë derisa nuk ka siguri nuk do vizitojnë Kosovën. (Fotot janë  të veturës së vjedhur). /INFOKUSI

dmw

BMW1

BMW2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vjen-per-pushime-ne-kosove-ia-vjedhin-bmw-x5-te-40-000-eurove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala