Vjen një njohje e re për shtetin e Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar për njohjen e radhës që i vjen shtetit të Kosovës.

Kosova është njohur mbrëmë nga Niue, shtet ky që gjendet në Oqeanin Paqësor e që nuk është pjesë e OKB’së.

“Mbrëmë morra notën verbale nga Toke Talagi, kryeministri dhe ministri i jashtëm i shtetit Niue që gjendet në Oqeanin Paqësor, për njohjen e Kosovës dhe themelimin e marrëdhënieve diplomatike në mes dy shteteve tona. Vota sovrane e Niue në agjencionet si UNESCO, OBT, OBSH, etj. paraqet edhe një ndihmesë në mbledhjen e shumicës së duhur për anëtarësinë e Kosovës në agjencione të OKB”, ka shkruar në Facebook, Thaçi

Niue është shtet vetëqeverisës në lidhje vullnetare me Zelandën e Re e cila udhëheq marrëdhëniet diplomatike të këtij vendi. Niueanët janë shtetas të Zelandës së Re ndërkohë që vendi udhëhiqet nga Mbretëresha Elizabeth në kapacitetin e saj si Mbretëreshë e Zelandës së Re. Kryeqyteti i Niuea është Alofi.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/vjen-nje-njohje-e-re-per-shtetin-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala